Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

E RRALLË/ Qytetari shqiptar falenderon policinë pasi i hoqën patentën dhe e gjobitën me 300 euro: Faleminderit që më ndërgjegjësuat, mos toleroni askënd! (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nuk ndodh shpesh që drejtuesit e mjeteve të falenderojnë efektivët e policisë kur këta të fundit i gjobisin apo u heqin patentën, por një rast i tillë ka ardhur nga Kosova.

Një qytetar ka publikuar një video ku falenderon Policinë e Kosovës, pasi i kanë hequr patentën dhe e kanë gjobitur me 300 euro, për shkak se kishte kaluar shpejtësinë e lejuar.

Ai thotë se policia e ka ndidhmuar të ndërgjegjësohet, ndërsa bën thirrje që shoferët të bëjnë kujdes kur drejtojnë mjetet, pasi aksidentet mund të jenë fatale dhe të marrin jetë njerëzish.

“Falenderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobotët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë. Kjo është një vetëndërgjegjësim për mua dhe për shoferët. Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshem dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç ekmi rastin në Shqiëpri, në Vlorë, ku u shua një familje. Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit polici dhe mos toleroni askënd. Ky është nje mesazh falenderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen”, thotë qytetari.

Më shumë

spot_img
spot_img