Një gurë i çmuar gjigant me vlerë 300 milion euro është nxjerrë nga toka në një minierë në Brazil.
Guri smerald që peshon 360 kilogram dhe është 1.3 metra i lartë po mbahet i fshehur në një vend sekret, me roje të armatosura ndërsa pronari i tij është shprehur nën anonimat se ka frikë nga grabitësit apo pengmarrës.
Pronari i smeralidit tha se guri ka një vlerë marramendëse për shkak të madhësisë dhe cilësisë së kristaleve gjigante.
Smeraldi u nxorr rreth një muaj më parë nga një minierë diamantesh në Carnaiba të Brazilit.
50-vjeçari, baba i dy fëmijëve tha se ka marrë telefonata nga blerës potencial nga Europa, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika, India dhe Kina, por nuk e di ende vlerën e saktë që ka guri i çmuar.