Hapësire reklamuese

Rajoni

E rrallë në Maqedoni, qindra të rinj marshojnë nëpër rrugë në zhegun e vapës pasi policia hoqi mbishkrimet “E duam Çamërinë” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E rrallë në Maqedoni, qindra të rinj marshojnë

Para pak ditësh Policia e Maqedonisë së Veriut i hoqi të gjitha mbishkrimet “E duam Çamërinë” në Shkup, pa dhënë asnjë sqarim.

Ky akt u konsiderua një padrejtësi për shqiptarët, një shkelje e të drejtave të tyre për të dashur një pjesëz të vetvetes.

Sot në rrugët e Shkupit në zhegun e vapës në orën 14:30 kanë nisur marshimin nga platoja përballë Kalasë deri tek Ambasada e Greqisë. Marshimi u quajt “Marshi i paqes për Çamërinë”. Qindra të rinj janë mbledhur duke ecur rrugëve me pankarta dhe parrula për Çamërinë.

Ndiqni videot e mëposhtme:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.