Hapësire reklamuese

Bota

E rrallë në Australi, vendi përfshihet nga bora dhe akulli

Shkruar nga Newsbomb

Australia është përfshirë nga një mot i pazakontë me reshje bore dhe akull. Reshjet e borës kanë përfshirë zonën e largët suptropikale të Queensland.

Byroja Australiane e Meteorologjisë e përshkroi atë si një pamje "të rrallë", duke vënë në dukje se vendi nuk kishte përjetuar rënie të konsiderueshme të borës që nga viti 2015.

Gjithashtu janë lëshuar paralajmërime të forta të motit për një shtrirje të borës deri në brigjet bregdetare prej 1,000 km, ky përfshihet edhe kryeqyteti Sydney.

Për pasojë qytetarët po qëndrojnë në ambiente të mbyllura mes shiut të dendur dhe erërave të forta.

Meteorologu Lachlan Stone tha se dëbora në Queensland, ishte një dukuri e pazakontë në një shtet me një klimë tropikale.

Sakaq, në internet është komentuar mbi situatën e pazakontë në "shtetin e diellit" të Australisë, siç njihet.

_107221506_d8kho9evsaaogk0.jpg

Sondazh

Poll