Hapësire reklamuese

Bota

E RRALLË/ Lind foshnja me 7 gishta në secilën dorë dhe 6 në secilën këmbë

Shkruar nga Newsbomb
E RRALLË/ Lind foshnja me 7 gishta në secilën dorë dhe 6

Një rast i pazakontë është regjistruar në Indi, ku një fëmijë ka lindur me shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në Rajasthan, ku fëmija e gjinisë femërore, ka lindur me 26 gishta.  Ky është një rast shumë i rrallë jo vetëm në Indi, por në mbarë botën.

Sipas asaj që shkruan” Indian Ekspress”, nëna e vajzës, një 25 vjeçare e lindi fëmijën tre ditë më parë, teksa ndodhej në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërkohë bebja gëzon shëndet të plotë.

Vëllai i saj tha për mediat lokale: “Motra ime ka lindur një fëmijë që ka 26 gishta dhe ne po e cilësojmë atë si mishërimin e Dholagarh Devi. Jemi shumë të gëzuar."

“Nuk ka asnjë lloj dëmi të kesh 26 gishta, është një anomali gjenetike. Vajza është absolutisht e shëndetshme,” tha mjeku BS Soni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese