Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

E rrallë: 70-vjeçarja indiane sjell në jetë fëmijën e saj të parë, habiten mjekët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grua në Indinë perëndimore ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare përmes Fekondimit In Vitro (IVF).

Doktori i cili ka ndjekur procedurën e suksesshme është Naresh Bhanushali, një gjinekolog nga qyteti i Bhuj në shtetin Gujarat. Sipas tij fëmija i lindur është një djalë.

“Ky është një rast i rrallë, mund ta quani një mrekulli. Unë kam praktikuar për 20 vjet dhe kam kryer mbi 1.000 trajtime IVF, por kurrë nuk kam parë një rast të tillë. Ndërsa jemi të lumtur që rasti ishte i suksesshëm, ne ende i nxisim njerëzit që të mos bëjnë shtatzëni në pleqëri,” tha Dr Bhanushali.

Të dhënat e pranimit në spital, nuk paraqesin datën e lindjes së Jivuben Vallabhai Rabari pasi ajo nuk posedon asnjë dokument për të vërtetuar moshën e saj, një çështje e zakonshme në Indinë rurale. Sidoqoftë, mjekët thanë që ajo deklaroi moshën e saj rreth 70-vjeç.

“Unë i thashë se ajo është shumë e vjetër dhe kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin e saj, por ajo nuk dëgjonte. Ajo në fund filloi të qante dhe tha ‘Edhe sikur të vdes, do të jem e lumtur që të paktën u përpoqa të kem një fëmijë”, rrëfeu doktori mbikqyrës.

Për të kryer procedurën, mjekët fillimisht e zmadhuan mitrën e saj dhe i dhanë trajtime hormonale për të filluar menstruacionet, pasi zonja Rabari kishte qenë pas menopauzës për më shumë se 20 vjet. Pastaj mjekët transferuan një embrion të vetëm duke përdorur IVF.

Fëmija u zhvillua pa asnjë anomali, por në muajin e tetë, presioni i saj i gjakut ishte i lartë dhe me këshillën e doktorit vendosën ta lindnim fëmijën një muaj më herët.

Foshnja, e quajtur Laalo, u mbajt në njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit “NICU” për 15 ditë, pas së cilës si nëna ashtu edhe fëmija u lejuan të shkonin në shtëpi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img