Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E rrahën pse i përmendi Ramës emrin e Ben Blushit, reagon kreu i LIBRA-s: Ndjesë Niko, duro edhe 6 muaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43eccec281f154093262e5c4e5528bda

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas lajmit se një ish-polic në Korçë është rrahur nga garda pasi ka thërritur emrin e ish-deputetit të PS gjatë kohës që aty pranë po kalonte Edi Rama.

Duke i kërkuar ndjesë ish-policit, Niko Dinkos, Blushi thotë se ka qenë ai që i ka mësuar Ramës rrugët e Korçës, ndërsa kërkon nga mbështetësi i tij që të duroj edhe gjashtë muaj, kur vendi do votojë për kryeministrin e ri.

“Ndjesë Niko Dinkos. Ky është Niko Dinko, një banor i Korçës të cilin nuk e njoh. E kanë rrahur sot në mesditë në furgonin e policisë pasi ka thirrur emrin tim ndërkohë që Edi Rama ecte në rrugë. I kërkoj ndjesë Niko Dinkos që ja kam mësuar rrugët e Korcës Edi Ramës. Sic thonë në Korçë, në vend që të baresë, lëshon qentë kundër bariut. Duro edhe gjashtë muaj Niko. Gëzuar Krishtlindjet”, shkruan Blushi.

Lexo edhe: “Blushi do të hajë kokën”, pas parullave në rrugën ku po kalonte Rama, ish-polici bëhet për spital nga Garda

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img