Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

E rrahën në derbi, ish-drejtori i Partizanit i vetëofrohet Tiranës

Lajme të ngjashëm

Mund të duket e habitshme por është e vërtetë. Ish- drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi në gjashtë muajt e fundit i është vetëofruar bardhebluve.

E ka bërë një gjë të tillë që para se të zyrtarizonte kalimin e tij tek Kukësi si drejtor sportiv dhe po e bën sërish edhe tani që ka nisur zyrtarisht punë me skuadrën verilindore. Dervishi mësohet të ketë takuar drejtuesit e Tiranës për të kërkuar ndjesë për atë që ka ndodhur në gjashtë muajt e shkuar dhe ka kërkuar të lihen pas krahëve incidentet e ndodhura. Gjithashtu ai i është vetëofruar bardhebluve për rolin e drejtorit sportiv në klub duke propozuar edhe disa futbollistë që mund ti bashkohen Tiranës. Marrdhëniet me drejtuesit e Kukësit nuk janë në nivelin e pritshmërive të Dervishit dhe divorci i shpejtë duket në horizont. Dervishi me sa duket ka harruar gjithë deklaratat thumbuese që ka bërë për bardheblutë kur ishte drejtor i Partizanit si dhe ka harruar shumë shpejt incidentet e ndodhura në derbin e fundit luajtur në “Selman Stermasi”, kur zyrtarë të Tiranës e dhunuan edhe fizikisht.

Burimi Newsport.al


Më shumë