Hapësire reklamuese

Bota

E RËNDË/ Talebanët i shkojnë në shtëpi gazetarit gjerman dhe i vrasin anëtarin e familjes

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË/ Talebanët i shkojnë në shtëpi gazetarit

Pasi morën nën kontroll Afganistanin, talebanët kanë nisur hakmarrjen ndaj “kundërshtarëve” të tyre, duke mos kursyer as gazetarët.

Sipas Deutsche Welle, talebanët ditën e sotme kanë shkuar në shtëpinë e një prej reporterëve të tyre në Afganistan dhe i kanë vrarë një prej anëtarëve të familjes, ndërsa kanë plagosur rëndë një tjetër.

Ata kontrolluan çdo shtëpi për të gjetur reporterin, por pasi nuk mundën ta kapnin, vranë anëtarin e familjes së tij. Reporteri tashmë ndohet i sigurt në Gjermani, ndërkohë që drejtori i Deutsche Welle, Peter Limbourg, dënoi ashpër vrasjen duke thënë se, “vrasja e një anëtari të ngushtë të familjes së një prej gazetarëve tanë nga talebanët është jashtëzakonisht tragjike dhe një dëshmi për rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuar që të gjithë punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu