Hapësire reklamuese

Bota

E rëndë, talebanët akuzohen për vrasjen e polices shtatzënë, gruaja ekzekutohet në derën e shtëpisë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë, talebanët akuzohen për vrasjen e polices

Talebanët akuzohen se kanë vrarë një oficere police, shtatzënë. Të afërm të viktimës kanë deklaruar se Banu Negar, është ekzekutuar në derë të shtëpisë, madje në sy të fëmijëve, shkruan BBC.

Vrasja vjen në një kohë kur në Afganistan janë rritur raportimet për dhunën ndaj grave.

Talibanët pohuan se nuk ishin të përfshirë në vdekjen e Negar dhe po hetojnë incidentin.

Të afërmit e saj publikuan imazhe që tregonin gjak në një mur të një dhome dhe në trup, si dhe me fytyrë të shpërfytyruar rëndë.

Familja thotë se Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muaj shtatzënë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu