Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë/ Ra në lumë teksa po kthehej në shtëpi, ndërron jetë e moshuara në Pukë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë/ Ra në lumë teksa po kthehej në shtëpi,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30 në fshatin Gjegjan  të Pukës.

Një 70-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa po shkonte në shtëpi.

Uniformat blu njoftojnë se e moshuara teksa po kalonte urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, e për pasojë ndërroi jetë.

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftim i Policisë

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese