Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË/ Prej 3 ditësh i larguar nga shtëpia, 50 vjeçari gjendet i vetëvarur në një pallat në braktisur në Vorë

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË/ Prej 3 ditësh i larguar nga shtëpia, 50

Një 50 vjeçar me iniciale T.K është gjetur i vetëvarur në një pallat të braktisur në rrugën “demokracia” në Vorë.

Policia bën me dije se ai ishte larguar nga banesa 3 ditë më parë, ndërsa sot është gjetur i pajetë rreth orës 15:50. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

“Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë,​ në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.