Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

E rëndë! Po bënin marshim, kamioni hyn mes turmës së komunitetit LGBT, një person humb jetën

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë! Po bënin marshim, kamioni hyn mes turmës së

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Florida, pasi një kamion ka hyrë në mes të turmës që po festonin muajin e krenarisë.  Kjo ngjarje e rëndë ndodhi mbremjen e së shtunës, vetëm pak pasi kishte nisur parada e krenarisë dhe festivali i rrugës.

Sipas mediave të huaja, mësohet se një burrë i cili ndodhej brenda në kamion, menjëherë sapo parada filloi shtypi gazin dhe u fut mes njerëzve.

Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa policia është shprehur se nuk dihet nëse burri ka vepruar qëllimisht apo jo.

 Kamioni ishte i zbukuruar me flamurin me ngjyra të LGBTQ, gjithashtu edhe burri kishte veshur një bluzë në mbështetje të meshkujve homoseksualë. Ndërkohë, vetë shoferi ka thënë para policisë se këmba e tij u bllokua midis pedalit të gazit dhe frenimit duke bërë që ai të humbte kontrollin e automjetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll