Hapësire reklamuese

Bota

E RËNDË/ Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i vrarë një person

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË/ Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, pas një sherri me disa bashkëkombas në Itali.

Mediet vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas, ndërsa nuk bëhen të ditura të tjera detaje.

Zona ku ka ndodhur përplasja mes shtetasve shqiptarë është rrethuar nga karabinierët, të cilët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe emrat e personave të përfshirë në konflikt. Pas krimit autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sondazh

Poll