Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë përballë “Vasil Shantos”, një grua ka 20 min pa ndjenja në mes të rrugës, kalimtarja vë duart në kokë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë kjo që raporton Newsbomb.al.

Përballë shkollës “Vasil Shanto” duke zbritur për në “Tiranë të Re”, në mes të rrugës shihet një grua pa ndjenja.

Burime tona nga vendngjarja thonë se gruaja e cila nuk duket më shumë se 50-60 vjeçe, ka aty 20 minuta pa ndjenja. Nga fotot dallohet se ajo është rëndë dhe gjaku që vërshon në rrugë.

Në vendngajrje dallohet dhe një motorr, i cili nuk dihet nëse ka qenë ai që e ka përplasur apo thjesht një motoçiklist që ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Në rrugë janë mbledhur disa njerëz, ndërsa shihet një grua që vë duart në kokë. Ka mbërritur dhe policia.

“Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu