Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mesditen e së hënës. Sipas informacioneve praprake mësohet se një person ka mbetur i palgosur me thikë.
30-vjeçari i identifikuar si Rigert Dine, pas një sherri për motive të dobëta është goditur me thikë nga shtetasi G.K, i cili dyshohet se vuan nga shëndeti mendor. Si pasojë 30-vjeçari ka marrë plagë në këmbë, mirëpo fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 Maji" në qytetin bregdetar, ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.