Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, pas sherrit i riu qëllon me thikë 64-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Vlorë, pas sherrit i riu qëllon me

Një sherr me thika është shënuar në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 64-vjeçar.

Bëhet me dije se sherri është shënuar në në lagjen “24 Maji”. Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit R. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) një 64-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit R. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.