Hapësire reklamuese

Bota

E RËNDË në Turqi, foshnja tre muajshe digjet e gjallë brenda autoambulancës

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_248429" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese[/caption]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një foshnje tre muajshe u dogj e gjallë brenda një autoambulance, pas shpërthimit të bombole osksigjeni.

Incidenti ndodhi në rrethin e Silivrit në provincën veriperëndimore të Stambollit. Ambulanca u përfshi nga zjarri dhe u dogj anës rrugës në Autostradën Trans-Evropiane. 

'Papritmas, diçka ndodhi dhe zjarri shpërtheu nga shpina. Mjekët e urgjencës dolën jashtë dhe unë gjithashtu kërceva nga ambulanca. Mjekët nuk mundën të hynin për të shpëtuar fëmijën tim dhe ikën. Atje ishin tre vetë me vajzën time, por kur filloi zjarri nuk ishte asnjë', shprehet nëna e foshnjes.

Ndërkohe shkaku i incidentit është ende i panjohur dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.