Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË në Tiranë, vajza 9-vjeçe bie nga ballkoni i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Tiranë, vajza 9-vjeçe bie nga ballkoni i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në bulevardin e "Migjenit".

Bëhet me dije se vetëm pak minuta më parë një 9-vjeçare aksidenatlisht ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte.

Qytetarët janë tronditur nga ngjarja që kanë hasur. 9-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.