Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, tre persona sulmojnë gjatë natës 30-vjeçarin, e qëllojnë me thikë në kurriz dhe krah

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, ku një 30-vjeçar është qëlluar me thikë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën e “Astirit”. Mësohet se tre persona kanë sulmuar dhe kanë goditur me thikë në kurriz dhe krah shtetasin G.H., 30-vjeç.

Nuk dihet ende motivi që ka çuar në sulmin ndaj të riut.

30-vjeçari ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll