Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
51 %
5.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
16 °
E mërkurë, 14 Prill, 2021
spot_img

E rëndë në Tiranë: Raportohet për një të vdekur brenda urbanit, te “Rruga e Elbasanit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person raportohet se ka humbur jetën brenda në një urban të linjës “Qendër-Sanatorium”, në Tiranë.

Paraprakisht, bëhet me dije se një person që ka qenë duke udhëtuar më këtë linjë, ka ndërruar jetë brenda në urban. Ngjarja ka ndodhur në stacionin te rruga e Elbasanit.

Burime për newsbomb.al nga Policia e Tiranës thonë se, personi i moshuar fillimisht nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë urbani është ndalur dhe aty ka shkuar një ekip i urgjencës.

Kur mjeku ka kontrolluar personin në fjalë, ka konstatuar se fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Shkak paraprak dyshohet se ka qenë një arrest kardiak. Gurpi i hetimit është duke bërë të gjitha verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz”, njofton Policia.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit