Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, pas sherrit 35-vjeçari përplas me makinë të riun

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Tiranë, pas sherrit 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku pas një konflikti një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një 32-vjeçar.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”  njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu