Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një çift të moshuarish kanë ndërruar jetë.
Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se nipi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe Arta Meçaj, 80 vjeç (gjyshërit).
Dyshohet se një nga të moshuarit është vetëvarur ndërsa shtetasja Arta Meçaj, është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
“Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.