
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se në afërsi të zonës Kodra e Priftit në kryeqytet kunati ka plagosur me thikë kunatin e tij. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë/17:20
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.