Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gruaja vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit te "21 Dhjetori"

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Tiranë, gruaja vetëhidhet nga kati i

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e "21 Dhjetorit" në Tiranë, ku një grua 45 vjeçe është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Fatmirësisht, ajo ka mundur të jetojë dhe ndodhet në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

"Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftim.

Pritet që nga hetimi të zbardhet dhe shkaku që e ka shtyrë gruan të vetëhidhet nga kati i pestë i apartamentit, nëse ajo ka qenë në kushte të rëndë psikologjike apo kemi të bëjmë me rrethana të tjera që mund ta kenë detyruar të ndërmarrë aktin ekstrem.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese