Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, efektivi i Policisë qëllon veten me armën e shërbimit

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Tiranë, efektivi i Policisë qëllon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Tiranës. Një efektiv policie, rreth 50-vjeç, me inicialet F.K., është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Efektivi i policisë, 50 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Mësohet nga mediat se 50- vjeçari shte i divorcuar dhe jetonte vetëm si dhe kishte disa probleme për shkak të disa borxheve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, në rrugën "Babë Rexha", shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese