Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, adoleshentja bullizohet nga shokët dhe mësuesit, rri katër ditë pa ngrënë dhe përfundon në Urgjencë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Tiranë, adoleshentja bullizohet nga shokët

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi me një të mitur në Tiranë.  E reja vetëm 16 vjeç thuhet se ka rrezikuar jetën, pasi bullizohej vazhdimisht nga shokët e klasës, si dhe dy mësueset për shkak të peshës.

Rasti është bërë publik nga blogeri dhe njëkohësisht nutricionisti Altin Joka, i cili iu drejtohet prindërve duke thënë që të edukojnë fëmijët që të respektojnë dinjitetin njerëzor.

Ai shkruan se obeziteti është sëmundje që nuk ul vlerën e njeriut, por vlerën e cilësisë së jetës personale. Joka premton se do të ndihmojë adoleshenten që të  arrijë peshën e duhur për shëndetin e saj.

Postimi i plotë i Altin Joka

16 VJECARJA RREZIKOJ JETEN NGA BULLZMI NE TIRANE.. Nje e re 16 vjec qe mund te quhet ende femije shtrohet me urgjence ne spital per humbjen e ndjenjave pas 4 diteve pa ngrene asgje ,duke mos i treguar prinderve qe ishin ne pune e duke flakur ushqimin mos kuptohej nga ata.. Arsyeja?? Ne vitin e pare ne nje nga gjimnazet e Tiranes duke qene obeze…bullizimi,ofendimet,diskriminimi,tallja shtoheshim perdite edhe me teper nga moshataret e saj ne klase me terma te pasur”Oj bullice” “E ke pare veten ne pasqyre” “Ke nevoje per konstruksion total” “Duhet nje gjilpere te cfryesh pak””O dinosauer “

“Nuk te ftojme dot ty ne party se na i ha te gjitha” epiteti me i perdorur ishte “Dosa” Nga gjithe kjo gjuhe e sjellje shpifesire e presion psikologjik, qershine mbi torte ja vinin shpesh 2 mesuese , kur njera pasi kjo u vonua nje dite ne mesim e pranoi duke i thene me ironi “Ulu ulu pa sa je ti mire qe erdhe dhe ne kete ore”..ose mesuesja tjeter..”Kur te kundershtosh here tjeter mos shiko vetem dhjamin e trupit por dhe te trurit” Nga ky perjashtim shoqeror e perbuzes kur shoket e shoqet e klases e kishin turp te dilnin dhe pas mesimit me te se i prishte fasaden dhe imazhin e nuk e duronin dot…vajza vendos ne nje gjendje te renduar psikologjike te bjere urgjent ne peshe (mund te vriste dhe veten por kish frike ,ndonese e kish menduar) dhe 4 dite nuk ushqehet e si pasoje e thashe me lart perfundoj pa ndjenja ne spital duke rrezikuar jeten.. Pafytyrsia e shokeve te saj,makabriteti i sjelljes e qendrimeve,poshtersia e mesuesve tregojne jo pak per nivelin social te shoqerise sone.

Nje shoqeri perjashtuese,urrejtese,mediokre,e shpelare nga cdo ngjyre etike e njerezore Nje shoqeri qe edhe ne brezin e ri jane te lidhur me imazhin ,fasaden e te demtuar ne karakteretet e tyre. Nje shoqeri mikrobesh qe te gerryejne derisa te te pushtojne e hedhin tutje me percmim.. Me vjen keq per prinderit e saj qe kur bisedova sot nuk duan ti denoncojne keta mesues e kete gjimnaz por dhe kete fenomen duke qene te shqetesuar per vajzen, qe si zgjidhje gjejne ti ndrojne shkollen dhe jo te shqetesuar per ate qe ajo po kalon..nuk duan andrralla e shqetesime..

Para 1 viti kur me erdhi nje rast i nje maturante te tille nga Durresi qe kerkoj ndihme per tu dobesuar e cila 2 here tentoj te vriste veten nga tallja ne shkolle se ishte obeze jo per faj te saj por te disa hormoneve qe i rrisnin peshen.. O njerez,obeziteti eshte semunfje qe nuk ul vleren e njeriut por vleren e cilesise se jetes personale dhe ai qe e ka e di cvuan perbrenda,por nuk ka te drejte kush do qofte edhe femijet tuaj te tallin e luajne me femijen e dikujt tjeter se nuk eshte me larte se ai madje me kete sjellje eshte me poshte..mos u krenoni me femijet tuaj qe jane me te miret,por edukoini te respektojne dinjitetin njerezor Kjo or tungjatjeta eshte krim ,eshte nje shemti qe duhet te marre fund..eshte nje turp Sado une do asistoj ketej e tutje si rast qe kjo vajze,ky femije te arrij peshen qe duhet per shendetin e saj ne te ardhmen jo per estetike e as tju pershtatet femijeve te tjere e orekseve te mesueseve elegante qe ende e quajne veten kajsi..por qe jane ca aguridhe e qe mund te punojne me dinjitet ne nje shtepi bari jo ne arsim..

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll