Një 55 vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në tarracën e banesës së tij në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Policia bën me dije se N.B është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 18.05.2022, në rrugën "5 Maji", shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Sondazh
Poll