Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

E rëndë në Tiranë: 30 emigrantë mbaheshin peng dhe kërcënoheshin në një banesë në Laprakë, policia arreston tre persona (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30 emigrantë nga vende të Lindjes së Mesme mbaheshin peng në disa dhoma të një ndërtese në Laprakë, bën me dije policia.

Operacioni i koduar “Just in Time” i bluve të Tiranës ka mundur të lirojë emigrantët, të cilëve u ishin marrë mjetet e komunikimit dhe kërcënoheshin, nga tre persona, dy prej të cilëve të huaj.

Policia bën me dije se emigrantët të cilët mbaheshin në këto dhoma, nuk u lejohej që të dilnin, duke iu marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

Në pranga kanë rënë Mentor Kuka me banim në Tiranë, Muhamed Emin dhe Zakaria Dervish, nga Libia dhe Maroku.

Detaje nga operacioni i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Just in time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Sektorin e Forcës Operacionale dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që mbanin në banesë emigrantët e paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe me Sektorin e Forcës Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një banesë të përshtatur si hotel, në zonën e Laprakës, po mbaheshin të mbyllur rreth 30 persona, emigrantë të huaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Just in time”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në banesën e shtetasit M. K., në katin e parë, të tretë dhe te katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img