Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 24-vjeçari qëllon me thikë vëllain e tij

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Tiranë, 24-vjeçari qëllon me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 24-vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale F.Xh banues në Paskuqan pas një debati dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij.

Menjëherë ai është dërguar në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 24 vjeçari është shoqëruar për në Komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu