Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku një 58-vjeçar ka marrë peng një tjetër shtetas.
Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi Avdyl Kapllanaj për rreth dy orë ka marrë peng dhe e ka dhunuar me sende të forta një 36-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në në periferi të qytetit të Çorovodës, në një rrugë të pafrekuentuar.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e Kapllanajt, Policia gjeti rreth 500 gramë lëndë kanabis dhe 550 fishekë luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Poll