Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

E rëndë në Shkodër, Policia gjen të vdekur një 29 vjeçar (DYSHIMET E PARA)

Lajme të ngjashëm

Një 29 vjeçar është gjetur i vdekur nga Policia në Shkodër. Mësohet se i riu ka ndërruar jetë prej ditësh në një shtëpi të braktisur.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, bëhet me dije se i riu me inicialet A.D ka vdekur si pasojë e overdozës.

“Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Nga Policia dhe grupi hetimor, vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.


Më shumë