Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E rëndë në Shkodër, gjendet i vrarë me armë zjarri një person, trupi në zonën e Livadheve (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në Shkodër, i vrarë me armë zjarri. Viktima është gjetur në zonën e Livadheve në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Paraprakisht, bëhet me dije se viktima është Endri Mustafa, 32 vjeç. Ky shtetas është i njohur për Policinë e Shkodrës, për vjedhje me dhunë dhe plagosje.Prej tre ditësh viktima rezultonte i zhdukur dhe familja e tij kishte bërë denoncim në Polici.

Një rastësi e çuditshme por edhe operacioni i zhvilluar në vitin 2016 ku u arrestua Endri Mustafa, është koduar nga Policia si operacioni “Livadhet”. Në atë kohë, ky shtetas bahskë me persona të tjerë kanë grabitur në mes të rrugës dy persona të tjerë.

Operacioni i Policisë në Shkodër në vitin 2016:

Në datë 7 qershor 2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale:

-E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër

-G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet proceduriale rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.

– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.

– S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.

– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).

si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.B, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 gëzhoja model 54 dhe 1 predhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 6 automjete të ndryshme (në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë u gjetën)

– 2 antiplumba

– 305 copë fishekë model 56

– 5 krehëra armë zjarri automatikë

– 2 krehëra pistoletë TT

– 5 skafandra motorri

– 4 maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë

– 7 copë fishekë model 54

– 3 gëzhoja model 54

– rroba me mbetje si njolla gjaku,

– 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :

– 1 armë gjahu çifte

– 1 pistoletë me mulli pa numër

– 1 armë gjahu shotgan

– 1 thikë dhe 25 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

– 3 arme zjarri kallashnikov,

– 1 silenciator me ngjyrë të zezë.

– 1 armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër

– 2 krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku.

– 7 kallepë tritoli 200 gram

– 1 kuti me kallepë tritoli,

– 10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12 kapsolla detonatore pa përcjellësa ,

– 23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm ,

– 190 fishekë model 56 kalibri 7.62 mm .

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img