Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË në Shkodër, 67 vjeçarit i bie në kokë pllaka e gurit që po transportonte për në varreza, humb jetën në vend (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Shkodër, 67 vjeçarit i bie në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës pasditen e sotme, ku 67 vjeçari N.Th ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë plaka e gurit që po transportonte drejt varrezave katolike të fshatit Shkjezë.

Sipas policisë, dyshohet se 67 vjeçari Nikë Therçaj është penguar gjatë transportimit të gurit dhe goditja në kokë ka qenë fatale për të.

“Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarje”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu