Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 17-vjeçari plagos me mjet prerës të miturin

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Shkodër, 17-vjeçari plagos me mjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku dy adoleshentë janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur më 18 shtator të këtij viti ku shtetasi Xh.P, 17 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës 16 vjeçarin me ininciale K.L.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Xh. P., 17 vjeç, pasi më datë 18.09.2023, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin K. L., 16 vjeç. Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor",thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, një 27-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe ndaj bashkëjetueses së këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Xh. P., 17 vjeç, pasi më datë 18.09.2023, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin K. L., 16 vjeç. Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe ndaj bashkëjetueses së këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese