Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në SHBA në Karolinën e Veriut, ku kanë mbetur të vdekur 5 persona, mes tyre 2 fëmijë në një shtëpi në Rock Hill.
Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë gjyqërit dhe nipërit që ishin në një shtëpi.
Viktimat u identifikuan si: Doktor Robert Lesslie, 70 vjeç, gruaja e tij, Barbara Lesslie, 69 vjeç, nipërit e mbesat e tyre, 9-vjeçari Adah Lesslie dhe 5-vjeçari Noah Lesslie; dhe James Lewis, 39, i cili po punonte në shtëpi në kohën kur u qëllua, thanë autoritetet.
E gjitha po hetohet si vrasje, por ende nuk ka një autor të dyshuar apo dyshime në lidhje me ngjarjen e rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë.