Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E rëndë në Serbi, vritet në burg shqiptari, në gjoks kishte tatuazh Skënderbeun dhe Adem Jasharin

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Serbi, vritet në burg shqiptari, në gjoks

Artan Zymberi, një shqiptar nga Peja por me banim në Norvegji, është vrarë në një burg në Serbi. Familja ka denoncuar se djali i tyre është vrarë pasi kishte tatuazh në gjoks Skënderbeun, Adem Jasharin dhe stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familja Zymberi nga qyteti i Pejës por me vendbanim në Norvegji, në një rrëfim ekskluziv për mediat në Kosovë, kanë bërë të ditur se djali i tyre Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).

Vdekjen e Artan Zymberit e ka konfirmuar dhe vetë babai i tij, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Xhaxhai i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia serbe, për posedim të disa hapave që sipas tyre kishin qenë të jashtëligjshme. Shqiptarit të vrarë i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.

Artan Zymberi ishte në këtë burg prej një viti, por që sipas xhaxhait, brenda 2022-it asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu; “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll