Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Selanik, klienti ther me thikë kuzhinierin shqiptar në restorant

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Selanik, klienti ther me thikë kuzhinierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ku një shqiptar ka mbetur i plagosur. Sipas mediave vendase mësohet se pasditen e së dielës, një debat mes dy shtetasve, një grek dhe tjetri shqiptar agravoi deri në përdorimin e thikës.

Ngjarja u regjistrua në një uzinë në zonën e Menemenit dhe sipas asaj që mediat e greke raportojnë se një klient, me shtetësi greke, ka goditur me thikë kuzhinierin shqiptar. Greku, i cili ishte dhe klient në restorantin ku 65-vjeçari punonte e ka goditur atë me thikë në stomak pas debatit që patën. Klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinieren shqiptare dhe më pas i ka futur thikën në bark dhe është larguar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca, e cila e transportoi shqiptarin drejt spitalit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin grek si dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese