Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur nga dollapi në banesë.
Është e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, por dyshohet se dollapi është rrëzuar dhe ka zënë poshtë fëmijën. Prindërit e kanë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur të niset me helikopter drejt Tiranës.