Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit ku sherri mes dy vëllezërve ka përfunduar me një të plagosur. Sipas njoftimit të policisë mësohet se rreth orës 08:30, të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.4 të qytetit të Pogradecit dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrit.
Konflikti ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Mësohet se 23-vjeçari Sami Shuli ka qëlluar me thikë vëllain e tij 25-vjeçar.
Menjëherë i riu u dërgua në spital, ndërkohë 23-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi Sami Shuli, 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.