Një 56 vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia sot pasi është denoncuar nga bashkëshortja për kryerje veprimesh të turpshme në sytë e fëmijëve dhe se ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Këtë të martë Shyqyri M, 56 vjeç, banues në fshatin Alarup-Pogradec, u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, thuhet në njoftimin e policisë.
Bashkëshortja e 56 vjeçarit T.M, 34 vjeçe ka thënë në polici se Shyqyriu ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur, 5 dhe 7 vjeç, disa herë. Sakaq ka thënë se i shoqi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj.
Prokurori po heton çështjen e 56 vjeçarit nën akuzën: “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.