Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

E rëndë në Pogradec: 24-vjeçarja nënë e një fëmije, i jep fund jetës në shtëpinë e prindërve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 24-vjeçare raportohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Losnik, ku 24-vjeçarja, nënë e një fëmije, kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

Ajo quhet Rexhina Dervishi, dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas. Trupi është sjellë në morgun e Pogradecit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më shumë

spot_img