Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Mirditë, 61-vjeçari vret aksidentalisht gruan teksa po pastronte armën

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Mirditë, 61-vjeçari vret aksidentalisht

Një 54-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Mirditë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga bashkëshorti i saj me armë zjarri.

Mësohet se 61-vjeçari Paulin Pacuku ishte duke pastruar armën, në momentin që ka kryer qitje duke plagosur bashkëshorten Vitore Pacuku. Ajo është transportuar në spital me plagë, por ka ndërruar jetë disa çaste më pas.

Njoftimi i Policisë:

Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll