Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

E rëndë në Maliq, 37 vjeçari dërgohet nga familjarët i pajetë në spital, dyshimet e para

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e sotme një 37 vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi O.XH, është dërguar në spital nga familjarët i pajetë, ndërkohë në trup nuk iu konstatuan shenja dhune.

Nga të dhënat e para dyshohet se 37 vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img