Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Malësinë e Madhe, rrihet për vdekje një grua 47-vjeçe (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësie e Madhe, ku është gjetur e pajetë një 47-vjeçare.

Bëhet me dije se është gjetur e pajetë nga familjarët shtetasja Vjoleta Gurraj 47 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj 47-vjeçares mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Informacioni paraprak:

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll