Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Lushnje, gjendet i mbytur në pus 35-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në pus.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin me iniciale D.S, banues në fshatin Gjonaj.

Viktima u gjet nga familjarët në një pus pranë shtëpisë, ndërsa sipas këtyre të fundit 35-vjeçari vuante nga probleme mendore.

Njoftimi i Policisë Lushnjë:

Më datë 24. 11. 2018, në fshatin Gjonas, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, shtetasi D. S., vjeç 35. Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.