Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja qëllon me thikë vëllain, nënë e bijë shoqërohen në Komisariat

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja qëllon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 17-vjeçare ka qëlluar me thikë vëllain e saj.

Bëhet me dije se policia ka proceduar penalisht për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllain e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nënë e bijë më pas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

“Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll