Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E RËNDË në Lezhë/ Humb jetën 34-vjeçari, ra nga lartësia e pallatit ku po punonte

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Lezhë/ Humb jetën 34-vjeçari, ra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.

Mësohet se një 34 vjeçar, Marku Debrova, i cili ka qenë duke punuar në një pallat, ka rënë nga lartësia dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar inxhinieri i firmës, shtetasi M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll