Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

E rëndë në Lezhë: Grabitësit futen për të vjedhur në një shtëpi, rrahin kryefamiljarin dhe anëtarët e tjerë të familjes (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarët e një familje në fshatin Spiten të Lezhës janë dhunuar nga grabitësit gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë grabitur shtëpinë e tyre dhe më pas kanë rrahur të gjithë anëtarët.

Paraprakisht, bëhet me dije se grabitësit kanë hyrë gjatë natës në shtëpinë e Gjergj Doçit për të vjedhur, por kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarit 61 vjeçar dhe më pas të anëtarëve të tjerë.

Kjo ka bërë që autorët t’i dhunojnë të gjithë. Pasi ata janë larguar, 61 vjeçari ka njoftuar Policinë e cila ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që anëtarët e famijes janë dërguar në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore.

Informacion paraprak/ Lezhë

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Më shumë

spot_img
spot_img