Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Lezhë/ 21-vjeçari rrëzohet nga tarraca, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Lezhë/ 21-vjeçari rrëzohet nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një i ri është rrëzuar nga tarraca. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 16:00 të ditës së sotme shtetasi me ininciale K.Ç, 21-vjeç, banues në Torovicë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës, mirëpo për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese